Lumir Abdixhiku, rizgjidhet kryetar i ri LDK-së, me 333 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti kuvendin e 10-të zgjedhor, ku përballë kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, nuk u pranua asnjë kandidat tjetër.
Ish-deputeti Faton Bislimi pretendoi kandidaturën përballë Abdixhikut, por 6 anëtarët e kryesisë e bën të qartë se ai nuk ka të drejtë pasi nuk është delegat i zgjedhur.
Atij ju mohua e drejta e fjalës gjatë punimeve të Kuvendit. Sakaq, gjatë fjalës së tij në kuvendin zgjedhor, Abdixhiku nderoi lart veprën e themelueseve të partisë, duke kujtuar në veçanti presidentin historik Ibrahim Rugovën.
Të pranishëm në sallë ishin djali i tij Ukë Rugova, dhe, ish-presidenti, Fatmir Sejdiu. (A2 Televizion)