Policia e Kosovës ka kryer me sukses edhe një operacion të gjerë në veri. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të 11 lokacioneve të ndryshme dhe në koordinim me Doganën, janë arrestuar në total 9 persona, 8 doganierë dhe 1 efektiv policie.
Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”.
“Nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtejshme hetimore si: njëzet plumba zyrtare të Doganës së Kosovës, dhjetë telefon së bashku me katër karta sim, një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, gjashtëmbëdhjetë copë municion jo zyrtar”, lexohet në njoftim. (A2 Televizion)