“Nuk do të ketë trazira në veri”, Konjufca: Dinari duhej ndaluar që me largimin e Serbisë

Nga Xhevahir Qardaku
2 Shkurt 2024, 15:14 | Kosova

“Nuk do të ketë trazira në veri”, Konjufca: Dinari

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se dinari serb duhej hequr nga përdorimi në territorin e Republikës së Kosovës që nga largimi i Serbisë në vitin 1999.

Pas mbledhjes së kryesisë, ai sqaron se vendimi i takon Bankës Qendrore dhe se çdo ndërhyrje nga qeveria bie ndesh me kushtetutën. Konjufca shprehet me siguri të plotë se vendimi për dinarin nuk do të nxisë trazira.

“Dinari dhe shfrytëzimi i tij është dashur që të ndërprehet që kur Serbia është larguar nga Kosova, pas luftës çlirimtare dhe bombardimeve të NAT0-s në qershor të vitit 1999. Por prej vitit 2011 askush nuk ka dyshim që edhe me vetërregullimin institucional të Republikës së Kosovës dhe me rregulloren e ligjet tona, dinari ka qenë gjithmonë ilegal, tjetër gjë që pastaj në forma dhe mënyra të ndryshme është shfrytëzuar dhe është përdorur prej institucioneve paralele që i ka pasur Serbia këtu në Republikën e Kosovës dhe që i ka keqpërdorur ato. Shqetësimi është që mund të ketë turbulenca për shkak të këtij vendimi në pjesën e veriut të Kosovës. Ne sigurojmë që kjo nuk do të ndodhë.”

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë