Avokatët braktisin Thaçin në Hagë, Ministria e Drejtësisë: Kemi paguar mbi 3.5 milionë euro

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 16:35 | Politikë

Avokatët braktisin Thaçin në Hagë, Ministria e

Avokatët mbrojtës të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, janë tërhequr nga mbrojtja e tij në Hagë. Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se zyra ligjore ka ngritur pretendime për mos përmbushje të detyrimeve financiare.

“Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Zyrës Ligjore Greenbuerg dhe anëtarëve të ekipit mbështetës. Z.Thaçi i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se personat në fjalë do të kërkonin ndërprerjen e shërbimeve nëse nuk do të përmbushej detyrimi”.

Pavarësisht ultimatumit, avokatët dhe ekipi mbështetës do ta vazhdojnë ndihmën ligjore për Thaçin edhe për 45 ditë të tjera. Pretendimit të ekipit mbrojtës në Hagë i është përgjigjur Ministria e Drejtësisë së Kosovës duke vënë në pah pagesën e majme të kryer këto vite, por vetëm në adresë të një përfaqësuesi ligjor me të cilin ka marrëveshje dhe jo për ata privatë.

“Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është mbi 3,5 milionë Euro. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Ndërsa për avokatet tjerë potencial, qoftë edhe privat, të cilët angazhohen nga z. Thaçi, Ministria e Drejtësisë nuk ka Marrëveshje dhe nuk mbanë përgjegjësi për realizmin e pagesave”, shkruhet në reagim.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjenden në paraburgimin e Hagës që nga viti 2020, ndërsa gjyqi ndaj tyre nisi vetëm vitin e kaluar. Ata akuzohen për krime lufte dhe kundër njerëzimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos