Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 82%
  • Ndikimi i shoqërisë 12%

Lajçak viziton Prishtinën, takim me Kurtin pasdite

Nga Ideal Gola
30 Janar 2024, 09:24 | Politikë

Lajçak viziton Prishtinën, takim me Kurtin pasdite

Mirolsav Lajçak, i dërguari i posaçëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë, pas vizitës në Beograd, ditën e hënë, sot viziton Prishtinën.

Lajçak do të zhvillojë edhe një takim me Kurtin në orën 15:00, përveç takimeve me përfaqësuesit e institucioneve vendore.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

Të hënën, ndërmjetësuesi europian për dialogun Kosovë-Serbi zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd. "Me presidentin Aleksandër Vuçiç bisedova për perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi gjendjen e dialogut dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Edhe Vuçiç dha versionin e tij të takimit që zgjati më shumë se një orë. Në deklaratën zyrtare, presidenti serb duket sikur i ka dhënë disa detyra Lajçakut, duke kërkuar që BE t’i bëjë presion Kosovës që të formojë asociacionin, të mbajë zgjedhje në katër komunat veriore dhe të lejojë qarkullimin e dinarit serb në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërmjetësuesi është takuar dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç, me të cilin diskutoi për mundësinë e një takimi në Bruksel. Lajçak do të vizitojë edhe Kosovën, gjatë të martës, ku duket se do të pritet vetëm nga kryenegociatori Besnik Bislimi dhe jo nga kryeministri Albin Kurti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu