Deklaratat e Kurtit për asociacionin në A2 CNN, reagon Bashkimi Europian

Nga A2 CNN
7 Qershor 2024, 19:33 | Politikë

Deklaratat e Kurtit për asociacionin në A2 CNN, reagon Bashkimi

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Kryeministrit Albin Kurti në Debat në A2 CNN i cili kërkoi që drafti i paraqitur nga Lajçak për asociacionin të shkojë për mendim në Komisionin e Venecias.

Sipas Stanos, marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parashikon që draft-statuti evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dërgohet për vlerësim në Komisionin Venecias, dhe për këtë arsye i kërkoi Kosovës ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Vitin e kaluar, BE-ja ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim. Më vonë, kryeministri Kurti e cilësoi si “non-paper” këtë draft-statut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos