Me rikthimin e Donald Trumpit në pushtet, pritet edhe rritje e presionit në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Kështu vlerësojnë analistët në Kosovë, teksa komentojnë deklaratat e ish këshilltarit për sigurinë kombëtare në SHBA John Bolton, për A2CNN, se Trump mund të çojë drejt një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.
Politologu Albinot Maloku mendon se momentumi për të pranuar njohjen de juro nga ana e Serbisë nuk ka ardhur ende, por ndryshimi i rrethanave gjeopolitike shoqëruar me trysninë e Trump mund të çojnë drejt diçkaje të tillë.
Analisti Selam Shkodra, e vlerëson si realiste deklaratën e Bolton, mbi mundësinë e një marrëveshje nën udhëheqjen e Trump, pasi siç thotë, ka pasur informacione të shumta e ka qenë direkt I përfshirë me çështjen në mandatin e parë.
Në mandatin e dytë të presidentit Trump, Serbia nuk mund ta përballojë presioni për njohje", thekson Shkodra.
(A2 Televizion)