Kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet nga vendimi që vetëm Euro të jetë monedha zyrtare për pagesa në Kosovë, pavarësisht se nënvizon se po respekton kërkesat e faktorit ndërkombëtar.
Shefi i qeverisë përsërit edhe njëherë se nuk do të ndërhyjë në vendimin e Bankës Qendrore. “Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese - nuk duam të ndëshkojmë askënd”, u shpreh Kurti për median Bloomberg.
Ndërkohë, vetë Banka Qendrore njofton se po përmbush kërkesën e aleatëve ndërkombëtar për një periudhë tranzicioni të gjatë 3 mujore.
Gjatë kësaj periudhe do të duhet që të vihet në zbatim plani prej 10 pikash, në mënyrë që serbët të mësohet me sistemin e pagesave në euro dhe të konvertimit të dinarit serb. (A2 Televizion)