Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, siguria tema kryesore e takimeve

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 10:51 | Politikë

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, siguria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas njoftimit, ai atje do të qëndrojë për një ditë dhe do të zhvillojë takime me zyrtarë të institucioneve.

Krahas këtyre takimeve, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave "Chatham House". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos