“Kosova fitoi në OKB”, Haziri: Rusia po ngulet thellë në Ballkan, Kosova si gur shahu gjeopolitik

Nga Tomorr Avdia
9 Shkurt 2024, 21:16 | Politikë

Lutfi Haziri,  ish zv/Kryeministër dhe anëtar i delegacionit të Kosovës në Vjenë gjatë bisedimeve për pavarësinë, nënkryetar dhe i ngarkuar nga LDK-ja, për dialogun ka deklaruar ekskluzivisht për A2CCN, se kryeministri Kurti, ka mbrojtur në mënyrë të drejtë veprimet, qëndrimet e shtetit të Kosovës në debatin e mbrëmshëm në OKB.

Por ai e quan këtë fitore si të Pirros pasi Kurti duke mos u koordinuar me ndërkombëtarët këtë çështje, që nuk është e rëndësishme, e ka si dështimin e tij të shtatë në tre vite punë.

Parimet qëndrojnë, thotë Haziri por mënyra që zgjedh Kurti është e gabuar. Përsa i përket rolit rus në rajon ai vëren me frikë se Rusia është ngulur shumë thellë në çdo vend përveç Shqipërisë dhe Kosovës, madje edhe zgjedhjet në Maqedoni mund të sjellin një dorë ruse në atë vend.

Gjithsesi për Hazirin, Amerika nuk e ka tradhtuar kurrë Kosovën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos