FSK në 2028 në NATO, siguria në rajon dhe vizita e Blinkenit kanë emërues të përbashkët

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 20:42 | Politikë



Pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë në Kosovë dhe në situatën kur siguria në rajon po merr përditë nga një goditje përmes ndikimit rus, duket se e vetmja rrugë që Kosova të jetë e qetë është anëtarësimi i saj në NATO.

Sipas ish-zv.ministrit të Mbrojtjes dhe anëtar i komisionit të Mbrojtjes, Anton Quni, problemet që lindin përditë nga Serbia do të duheshin të merrnin një përgjigje më politike dhe diplomatike nga qeveria përmes bashkëpunimit me ndërkombëtarët që të mos gjendet vetëm Kosova. 

“Deri në arritjen e një epilogu të pranueshëm për palët, ka një hapësirë që mund të përdoret nga fqinji ynë për disa avantazhe në tryezën e bisedimeve. Gjithnjë kemi kërkuar që politikat e qeverisë duhet të jenë të mirërenditura me aleatët dhe partnerët tanë”, tha Quni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos