“FSK dhe Partnerët 2024": Aleanca e NATO-s, e përkushtuar për ruajtjen e sigurisë

Nga Rosalba Bejdo
2 Tetor 2024, 20:35 | Politikë

Aleanca e NATO-s mbetet e përkushtuar në rolin e saj në mbështetjen të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë e mbarë rajonin. Ky ishte mesazhi që u përcoll gjatë konferencës vjetore “FSK dhe Partnerët 2024".

“Ne po punojmë, por brenda këtij mandati ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumë kombesh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK", tha drejtori i Ekipit këshillues i NATO-s, Christian Naërat.

Gjenerali Bashkim Jashari komandantit i FSK-së, theksoi se "bashkëpunimi me NATO-n për rritjen e kapaciteteve tona është jetike për ushtrinë e vendit. Ai vlerësoi lart ndihmën e parterëve ndërkombëtar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që ushtarët e FSK-së të shkojnë drejt një niveli tjetër.

Njëri nga vendet më të fuqishme të NATO-s, Britania e Madhe e ka vlerësuar lart aftësitë dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës, si partner i rëndësishëm për sigurinë.

"Mbretëria e Bashkuar është shumë krenare për rolin që ka luajtur në mënyrë që FSK të jetë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse. Jemi po ashtu krenar me rolin tonë në misionin e NATO-s këtu, që mbetet thelbësor për stabilitetin rajonal”, tha ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Ambasadori britanik, vlerësoi gjithashtu mbështetjen që FSK ka ofruar për partnerët e NATO-s, në veçanti për Ukrainën. Në konferencë u vlerësuan veprimet FSK-s në shmangien e të gjitha provokimeve që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës pas sulmit në Banjskë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos