Fushatë edhe në Maqedoninë e Veriut, Vetëvendosje hap zyrën elektorale në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 20:10 | Politikë

Lëvizja Vetëvendosje po bën fushatë elektorale edhe në Maqedoninë e Veriut. Bëhet e ditur se kjo forcë politike ka hapur zyrën e saj në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Vetëvendosje thekson se ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë së kësaj lëvizjeje në Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi i hapjes së zyrës elektorale është që të tregojnë rritjen e mbështetjes dhe përkrahjes për Lëvizjen Vetëvendosje në këtë rajon, ku ka një numër të konsiderueshëm simpatizantësh dhe aktivistësh, theksojnë zyrtarët për A2 CNN.

Ata shtojnë se ky zhvillim është gjithashtu një hap konkret për të intensifikuar veprimtarinë politike dhe për të sjellë më shumë angazhim qytetar për çështje të rëndësishme për komunitetin.

Në Maqedoninë e Veriut janë disa mijëra qytetarë me shtetësi të dyfishtë, të cilët me votën e tyre mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të procesit të votimit të 9 shkurtit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos