Kusari-Lila paralajmëron opozitën, do të publikohen fotot e përurimit të shtëpisë së Radoiçiçit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2024, 13:43 | Politikë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar para Parlamentit të Kosovës se biseda e publikuar mes saj dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, terroristit Millan Radoiçiç, është e fabrikuar.

Ajo akuzoi opozitën se po tentojnë ta linçojnë dhe t’ia largojnë kredibilitetin qeverisë Kurti, shkruan A2 CNN.

Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, ajo përmendi publikimin e disa fotove të përurimit të shtëpisë së Milan Radoiçiç, dhuratat që i janë bërë fëmijëve të Radoiçiçi nga, siç tha ajo, zyrtarë dhe udhëheqës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos