Lidhja Demokratike e Kosovës ka përsëritur kërkesën e saj për një debat publik mes kandidatit të tyre për kryeministër, Lumir Abdixhikut, dhe kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit. Zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa, gjatë një konferencë për media kërkoi nga gazetarët dhe qytetarët që të pyesin Albin Kurtin, “përse nuk pranon një debat të tillë, për të folur për një temë të vetme, të ardhmen e Kosovës.
I bëj thirrje të gjitha mediave, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i bëjnë një pyetje Albin Kurtit, pse nuk ju përgjigjët thirrjes së Lumnirit për një debat publikë. Në çfarëdo vendi, në çfarëdo kohe, debat live, vetëm për rreth një teme, të ardhmen e Kosovës. Po ju pyes të gjithëve, a nuk është kjo gjëja më e rëndësishme, a nuk e meriton populli i Kosovës një debat të vërtetë, që të shoh se kush do të kujdesët më mirë për të ardhmen e tyre. Kush i ka planet më të mira, kush ka aftësi për t’i realizuar këto plane, kush ka ekipin për të realizuar këto plane. Unë e di se përgjigjja është e qartë, por Kurti, duhet të paktën t’i përgjigjët popullit, e ne i bëjmë thirrje edhe njëherë: Eja në debat, kudo, kurdo, populli i Kosovës e meriton dhe po kërkon këtë debat”, ka thënë Mustafa. (A2 Televizion)