Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri një paraqitje para mediave, si asnjëherë më parë.
Në një takim me gazetarët, ajo argëtoi të pranishmit me batuta dhe një fjalim të mbushur me komente epike për njerëzit e afërt të saj dhe anëtarët e qeverisë, ngjashëm me pritjen që mban zakonisht presidenti i Amerikës në darkën me korrespondentët.
“This barbie is the President (kjo barbi është presidentja)”, ishte fjalia që përmbylli fjalimin e presidentes Osmani, pasi siç ajo tha shpesh është pyetur se pse në garderobën e saj po dominon ngjyra rozë. (A2 Televizion)