Prova dialogu në Mynih, Borrell takon veçmas Kurtin dhe Vuçiç: Dua t’i bëj bashkë ata

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 21:12 | Politikë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Mynih.

Zyrtari i Brukselit do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Por, një takim i përbashkët i liderëve me ndërmjetësin europian të dialogut, nuk është në agjendë.

“Nuk është në planifikimet e mia, nuk është në agjendën time, por nëse do të ishte i mundur, ne do të ishim të lumtur. Në të kundërtën, unë duhet të tentoj ta arrij këtë takimin Kurti-Vuçiç diku tjetër”, tha Borrell.

Pjesëmarrja e Kurtit dhe Vuçiçit në Mynih po ndodh në një kohë kur janë rritur tensionet mes dy shteteve të tyre, për shkak të vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb për kryerjen e pagesave me para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos