Qeveria nuk realizoi objektivat kyçë, lëvizja "Fol": Padia për gjenocid, nismë retorike

Nga Rosalba Bejdo
4 Shkurt 2025, 17:52 | Politikë

Përgatitja e padisë për gjenocid kundër Serbisë, që u promovua nga qeveria e Kosovws, mbeti një nismë retorikë, dhe pa përparim konkret. Kështu pretendon Lëvizja Fol në një analizë të programit të qeverisë për vitet 2021-2025. Në prezantimin e kësaj analize, ndër tjera u tha se qeveria ka dështuar të realizojë objektivat kryesore për shkak të ngecjeve procedurale, përgatitjes teknike dhe mungesës së koordinimit institucional.

“Sundimi i ligjit, i konsideruar një prioritet kyç në programin qeverisës, ka hasur gjithashtu në pengesa të mëdha. Procesi i vettingut, i prezantuar si një masë për pastrimin e sistemit të drejtësisë, nuk ka arritur të kalojë fazën fillestare, duke reflektuar mungesën e një strategjie të qartë dhe vullnetit politik në zbatimin e tij. Për më tepër, përgatitja e padisë për gjenocid kundër Serbisë është promovuar gjerësisht nga qeveria, por deri më tani nuk ka treguar ndonjë progres konkret dhe ka mbetur më shumë si një nismë retorike”.

Po ashtu, ajo përmendi edhe vonesën në miratimin dhe zbatimin e ligjeve, ku theksoi se numër i madh i projektligjeve janë kontestuar për shkelje procedurale dhe janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Sfidë tjetër madhore, siç e quajti Demolli, ka qenë mungesa e koordinimit ndër-institucionale. Këtu përmendi vonesat për miratimin e strategjisë kombëtare për zhvillim dhe krijimin e Fondit Sovran. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos