Zgjedhjet në veri, Kurti: Kryetarët nuk i largojnë dot bandat fashiste

Nga A2 CNN
19 Prill 2024, 17:35 | Politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në katër komunat në veri të Kosovës, që të marrin pjesë në votimet e 21 prillit, kur do të vendoset nëse qytetarët duan të largojnë ose jo katër kryetarët shqiptarë.

Kurti tha se kryetarët shqiptarë të Zveçanit, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, mund të dalin nga zyrat vetëm përmes votimit, e jo nga bandat fashiste.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilët dhunojnë KFOR-in, juve gazetarët e Policinë e Kosovës. Me zgjedhje hyhet në zyre, nuk hyhet në zyre as me bomba, as me granata e as me armë të tjera me të cilët janë sulmuar personeli personeli i sigurisë në katër komunat veriore. 21 prilli është shansi dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët pa dallim etnie e moshe që të dalin e të votojnë më 21 prill për t’ia ndërprerë këtyre katër kryetarëve mandatin ata të cilët mendojnë që nuk kanë qeverisur mirë. Gjithçka duhet me proces ligjor e jo me banda të dhunshme që rrethojnë ndërtesat e komunave. Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyre, nuk lejon Policia e Kosovës”, tha Kurti.

A2 CNN Livestream

A2 Sport