Pas rezultatit zhgënjyes të vitit 2021, Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar ekandidat të ri për kryeministër kërkon të rikthehet në pushtet.
Lumir Abdixhiku, dikur ish-ministër i Albin Kurtit, tashmë kërkon karriken e të parittë ekzekutivit.
Planii LDK-së për ekonominë është i orientuar drejt partneritetit të fortë me sektorin privat në vend. Si parti e qendrës së djathtë, LDK e konsideron sektorin privat si gjenerator të aktivitetit ekonomik, si burim kryesor të krijimit tëvendeve të reja të punës dhe si shtytës qenësor të prosperitetit e mirëqenieskombëtare.
Përpos rritjes së pagave, LDK synon liberalizimin e tregut ndërsa parasheh edhe privatizimin e ndërmarrjeve publike si Telekomi i Kosovës në përmasën prej 51%.
“Në programin tonë politik kemi 5 miliardë euro invesitme. 5 miliardë euro buxhet. 5% rritje ekonomike. Ambicia jonë është,edhe e drejtë, edhe e mundshme, edhe e guximshme. Që në javën e parë, dheasnjë javë tjetër më shumë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë, të gjithë mësuesve,mjekëve, policvëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorët e shtetit do t’urrisim pagat me koeficient 150.”
Furnizimi bollshëm, cilësor dhe i përballueshëm me energji elektrike për të gjithë qytetarëtdhe bizneset në Kosovë është qëllimi i LDK-së dhe për këtë parashihet edhe ndërtimii një centrali me gaz.
Për familjet, LDK propozon formimin e Ministrisë së Familjes dhe Mirëqenies, heqjene shpenzimeve për vitin e parë të fëmijës si dhe 5000 euro për çdo fëmijë tëtretë.
Tek shëndtetësia, Lidhja Demokratike e Kosovës planifikon ndërmarrjen e një sërë hapash që avancojnë jo vetëm financimin e këtij sektori, por dhe nivelin e dhënies së shërbimeve në spitalete Kosovës.
“Për të gjitha familjet këtu në Kosovë dotë ndërtojmë spitalin e ri të Kosovës me plot 500 milionë euro investim në të.Spital i ri, lokacion i ri, ndërtesa të reja, pajisje të reja, shëndetësimoderne siç e meriton vendi ynë i bukur e përrallor.”
Përavancimin e arsimit në Kosovë, programi i LDK-së parasheh ndërhyrje në disanivele, si në rritjen e numrit të çerdheve, riorganizimin e shkollave, fuqizimine shkollave profesionale; ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës në nivelin eshkollave të mesme të larta dhe universiteteve si dhe përmirësim nëinfrastrukturë.
“Për të gjithë fëmijëte Kosovës ata që qëndrojnë sot 4 orë në shklollë, LDK do të sigurojë mësimgjithëditor, ushqime të ngrohta, klasë moderne, tabela digjitale e mësimnxënie modern.”
Në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, LDK synon zhvillimin e Forcave të Armatosura përmes zhvillimit të personelit, menaxhimit të burimeve njerëzore, zhvillimit të komponentës së inteligjencës dhe sigurisë, fushës së operacioneve ushtarake, fushës së mbështetjes logjistike, planifikimit, komunikimit dhe trajnimit.
“Në siguri e në mbrojtje do t'i kemi 10mijë policë, me policinë në bashki, policë për secilen lagje e vend në Kosovë. Do të kemi 6 mijë ushtarë, 4 kazerma të reja ushtarake sepse siguria jonë, mbrojtjajonë janë detyrime tona, qeveria e fortë, shtet i fortë, nga Ibrahim Rugova, dëshmorëte martirët, Ushtria Çlirimtare e Kosovës te Ushtria e Kosovës forcë e NATO-s.”
Tek infrastruktura, synohet përfundimi i të gjitha rrugëve të nisura ndër vite, meqëllim të kompletimit të hartës rrugore në vend. Një pjesë e konsiderueshme efinancimit thuhet se do të sigurohet nëpërmjet kredive të buta, nëpërmjetmarrëveshjeve ndërkombëtare përderisa nëprojektetë veçanta lokale, do të bashkërendohen me pushtetet lokale.
“Do të investojmë mbi 1 miliard euro nëinfrastrukturë rrugore, nga unaza e kryeqytetit tek përfundimi i të gjtiha rrugëverajonale e magjistrale e autostaradave të Kosovës.”
Nëdrejtësi, LDK thotë se do të çojë përpara procesin e Vettingut sipasrekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Tek politika e jashtme, thellimi i partneritetittë përhershëm strategjik me Shtetet e Bashkuara, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe integrimi euroatlantik janë qëllimetkryesore.
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se do të zbatojë një politikë tëjashtme që avanson në mënyrë të sigurt interesat e Republikës se Kosovës nësistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare. (A2 Televizion)