Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se është garanci e fortë e NATO-s, mundësia e shtimit të përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë, pas sulmit terrorist në Banjskë.
Gjithashtu, nënvizoi se është e rëndësishme që të ketë siguri në veri. Qeverinë e Kosovës e rekomandoi që të formojë asociacionin sa më parë, pasi normalizon raportet me Serbinë.
“Kryeministri publikisht ka deklaruar se ky propozim i fundit i paraqitur nga BE-ja, është shkruar me kujdes sipas Kushtetutës së Kosovës dhe jam 100 për qind i sigurt se nuk po bëjmë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kosova është shtet i pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht Kosovën, dhe (Asociacioni) duhet të krijohet sa më shpejt, aq më mire, dhe atëherë mund të bëjmë një hap të madh përpara në procesin e normalizimit me Serbinë… NATO po reagon ndaj këtij sulmi terrorist në Banjskë për të ofruar siguri, veçanërisht në veri. Dhe përsëri, ajo që të gjithë kanë thënë, dhe unë kisha ambasadorët e mi rajonalë të Ballkanit Perëndimor këtu, dhe një nga kolegët e mi shkoi në Banjskë nga Berlini. Është e rëndësishme të përmirësohet siguria në veri. NATO është pjesë e ekuacionit, Policia e Kosovës ka bërë një punë shumë të mirë atje, dhe ne e mbështesim plotësisht.”
(A2 Televizion)