Presidentja Vjosa Osmani kërkoi një anëtarësim të shpejtë në NATO, ndërsa përmendi raste të shumta të kërcënimeve që vijnë nga Serbia. Këto deklarata, Osmani i bëri pas takimit që pati me Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Në një kohë jashtëzakonisht sfiduese për sigurinë në përgjithësi, Kosova është një shteg i ri dhe demokratit liria e Kosovës është edhe rezultat i mbështetjes së NATO-s. Në të njëjtën kohë jemi falënderues edhe për ushtarët e NATO-s edhe pse kjo paqe është cenuar dhe vazhdoj që të cenohet nga Serbia. Të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi. Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë Serbi duhet që të mbahet përgjegjëse. Serbia mbete një kërcenim i vazhdueshëm për rajonin. Policia e Kosovës dhe NATO janë në njërën anë, terroristët janë në anën tjetër. Republika e Kosovës është partner ku gjithnjë mund të llogarisni. (…)“Këto bëhen këto të tria bashkë, është tepër e qartë që është në interes të Rusisë që të hapë edhe një front kundër Perëndimit. Dhe natyrisht këtë front dëshiron ta hapë në pjesë të Evropës të cilat ende nuk janë pjesë e NATO-s. Prandaj, kjo e bën edhe më imperative anëtarësimin tonë në NATO”, tha Osmani.
Osmani theksoi tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO është qëllim strategjik.
“Anëtarësimi në aleancën më të fortë në botë është qëllim strategjik, ekzistencial dhe parësor i shtetit të Kosovës. Stërgjatja e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë do të prodhonte pasoja të mëdha për sigurinë në të gjithë kontinentin evropian”, shtoi Osmani. (A2 Televizion)