Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Pritet me protesta në Kosovë kryetarja e Gjykatës Speciale, arrestohet kryetari i PSD

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 14:46 | Kosova

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar mesditën e së mërkurës një protestë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova.

Protestën e mbështeti edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku. Në anën tjetër, për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë një numër i madh i policëve.



Por, protesta ka agravuar në përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ndërkohë, mësohet se, Policia e Kosovës ka arrestuar disa anëtarë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt

Sipas informatave të para, protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Policisë. Gjatë përplasjeve ka mbetur i lënduar edhe operatori i A2 CNN në Prishtinë, Burim Mjeku.

Kujtojmë se, Trendafilova ndodhet për vizitë në Kosovë dhe pritet të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu