Rama letër kryebashkiakëve: Caktoni vendin se ku do të mbjellim pemë

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 14:14 | Aktualitet

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka dërguar një letër të 61 kryetarëve të bashkive në vend ku i bën me dije se një pjesë të parave të fushatës elektorale do t’i përdor për të mbjellë pemë në territorin e tyre.

Letra i ka shkuar edhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ku i kërkohet bashkëpunim në përcaktimin e territorit se ku do të mbillen këto pemë.

Kjo vendimmarrje e socialistëve erdhi pas mbledhjes së kryesisë, ku ranë dakord se në vend të posterave e fletëpalosjeve, do të mbillnin pemë në njësitë vendore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/03/rama-parate-e-fushates-do-te-perdoren-per-mbjellje-fidanesh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos