Rama vlerëson Clinton: Çliroi Kosovën dhe hapi një epokë të re për “fuçinë e barutit”

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 19:48 | Politikë
Rama vlerëson Clinton: Çliroi Kosovën dhe hapi një

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton ndodhet në Tiranë. Kryeministri Edi Rama e nderoi me dekoratën më të lartë, “Ylli i Mirënjohjes”.

Fjalën i pari e mori kreu i qeverisë shqiptare. Fjalën, Edi Rama e nisi duke thënë se Bill Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës dhe rrëmbeu botën.

Më tej, theksin e vendosi te Kosova dhe roli kryesor i Clinton në bombardimin e Serbisë.

“Një njeri që para se të hyja në jetën politike ia kam parë dhe lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Jo vetëm ia kam riparë, dëgjuar dhe lexuar ato që ka thënë, por edhe studiuar, si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes, por edhe artit të tij të komunikimit duke i analizuar. Clinton, një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Që nga adresimi i Clinton në janarin e 1993, ku predikon fuqinë e drejtësisë, tek fjala e lamtumirës në 2002, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund. Bill Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës dhe rrëmbeu botën”. (A2 Televizion)

Kryeministri Rama për Clinton
https://a2news.com/2023/07/03/ceremonia-zyrtare-e-dekorimit-te-presidentit-bill-klinton/
https://a2news.com/2023/07/03/rama-shpreh-admirimin-per-presidentin-klinton-e-kam-ndjekur-dhe-studiuar-me-ka-frymezuar/
https://a2news.com/2023/07/03/klinton-dhe-lidhja-me-shqiptaret-ish-presidenti-qe-ndali-luften-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos