Raporti i “Save the Children”: E ardhmja e pasigurt, 1 në 5 fëmijë në Shqipëri jeton në varfëri

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 16:36 | Ekonomi
Raporti i “Save the Children”: E ardhmja e pasigurt, 1 në 5

Rreth 22 për qind e fëmijëve në Shqipëri jetuan vitin e shkuar në kufirin e varfërisë ose përjashtimit social. Një raporti i organizatës ndërkombëtare, “Save the Children”, tregon se pandemia, por edhe zhvillimet e tjera klimaterike dhe gjeopolitike po kërcënon të ardhmen e fëmijëve, veçanërisht në vendet e varfra.

 “Rezulton se janë të paktën 100 deri në 150 mijë fëmijë në Shqipëri që jetojnë nën minimumin bazik të varfërisë. Janë familje që jetojnë me 1 deri në 25 mijë lekë në ditë të cilat duhet të mjaftojnë për prindërit, por edhe fëmijët që mund të jenë deri në tre apo katër,” shprehet Altin Hazizaj nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

Raporti ngre shqetësimin se fëmijët në zonat rurale hasin vështirësi për të marrë dije, ndërsa ata me aftësi të kufizuara dhe nga komuniteti Rom vijojnë të kenë akses të kufizuar në shërbime.

Gjithashtu, varfëria po shërben si katalizator i akteve kriminale te fëmijët.

Unë e shoh që në afat-shkurtër dhe afatgjatë se fenomenet negative të dhunës apo kriminalitetet te fëmijët do të vijojnë të jenë jo vetëm prezentë, por edhe më të theksuara.”

Sipas raportit të Save the Children, numri i fëmijëve në varfëri në Europë ka arritur në gati 20 milionë, ndërsa Spanja dhe Rumania janë dy shtetet më problematike në këtë drejtim.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024