Reflektime në sigurinë kibernetike, ligji i ri synon të plotësojë hallkat që mungonin në zinxhirin strukturor

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 12:17 | Aktualitet

Rënia e “shtetit digjital”, veç brishtësisë së infrastrukturës edhe neglizhencës së atyre që punojnë për të ruajtur të dhënat, nxori në pah edhe nevojën për ndryshime rrënjësore. Duke reflektuar mbi atë që ndodhi, Qeveria ka hartuar Strategjinë e re të Sigurisë kibernetike. Projektligji parashikon ngritjen e një strukture që bën monitorimin e sigurisë në nivel kombëtar, një që trajton situatat emergjente me fokus të veçantë bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Mungesa e bashkëpunimit mes institucioneve ishte pikërisht shkaku kryesor i asaj që ndodhi verën e vitit të shkuar. Ligji i ri synon ta korrigjojë atë”, tha eksperti i sigurisë kibernetike, Erion Demiri.

Sipas parashikimeve në projektligj, nëse institucionet nuk neglizhojnë, nuk përditësojnë sistemet operative apo nuk raportojnë incidentet kibernetike do të gjobiten me vlera nga 200 mijë lekë e deri në 10 milionë lekë.

“Mendoj se më shumë se penalitetet, ndërgjegjësimi është rruga më e mirë për të garantuar sigurinë kibernetike. Megjithatë, masat administrative besoj se janë objektive”, u shpreh eksperti Erion Demiri.

Baze e re ligjore, veç institucioneve shtetërore parashikon si “infrastrukturë kritike” edhe subjektet private që ofrojnë shërbime në fushën e energjisë, transportit, financës, konsulencës apo në sektorin akademik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos