Reforma e debatuar e pensioneve, Kushtetuesja në Francë nuk lejon referendumin

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 07:20 | Bota
Reforma e debatuar e pensioneve, Kushtetuesja në Francë nuk lejon

Lëvizja kundër reformës së pensioneve në Francë mori një tjetër goditje, këtë herë nga organi kushtetues më i lartë i vendit.

Kështu, Këshilli Kushtetues rrëzoi kërkesën e miliona protestuesve dhe opozitës për një referendum për ligjin e shumë refuzuar për të rritur moshën e daljes në pension.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja u shpreh se kërkesa nuk i plotëson kriteret e nevojshme duke hedhur poshtë në këtë mënyrë tentativën e fundit për të zhbërë reformën e Macron.

Kjo ishte hera e dytë që Këshilli Kushtetues hodhi poshtë planin për ta rikthyer moshën e pensionimit në 62 vjeç nëpërmjet një referendumi të mundshëm ose një projekt-ligji të ri.

Sipas Radios Europa e Lirë, roli i Këshillit Kushtetues ishte të vlerësonte nëse kërkesa e opozitës plotëson kushtet ligjore për një referendum të mundshëm. Nëse do të ishte pranuar, mbështetësit do të kishin pasur 9 muaj kohë për të mbledhur nënshkrime nga të paktën 4.8 milionë njerëz, apo 10 për qind të votuesve francezë.

Reforma në sistemin e pensioneve ka shkaktuar protesta në rrugë në muajt e fundit dhe pritet që vendimi i fundit të rrisë dhe më tej tensionet te kundërshtarët e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos