
Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, bëri me dije se është gjetur dakordësi për identifikimin biometrik si dhe financimin e partive.
“Diskutuam dy çështje të rëndësishme, identifikimi biometrik që është çështja kryesore e nënshkruar në Këshillin Politik, si dhe financimin e partive politike. Kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura. Çështja e dytë është financimi i partive politike. Sot ramë dakord për paketën e financimit të partive politike në fushatën zgjedhore. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve. Sot partitë kanë të drejtë të shpenzojnë dhjetëfishin e parave që marrin nga privati. Nesër Këshilli Politik mblidhet sërish për çështje që janë të hapura”, deklaroi Bylykbashi. (A2 Televizion)