
Mëngjesin e së hënës, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi për mungesën e një marrëveshjeje gjatë mbledhjes të së dielës të Këshillit Politik.
“Të gjitha palët kanë treguar se po lëvizin dhe janë shumë pranë. U vendos një objektiv, u vendos një afat, 31 maji. Është koha të mos këmbëngulni për pozicionet e pazbatueshme dhe/ose të vendosni kushte të reja. Është koha të mbani fjalën që i keni dhënë popullit shqiptar. Koha për të arritur marrëveshje”, shkruan ambasadorja në Twitter.
Edhe pse të dielën palët nuk gjetën dakordësi për një sërë çështjesh, kanë lënë të hapur mundësinë për t’u takuar sërish. (A2 Televizion)