Rudina Hajdari: Partitë dështuan, i mbyllën derën ambasadës amerikane

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 23:13 | Politikë
Rudina Hajdari: Partitë dështuan, i mbyllën derën

Sipas Rudina Hajdarit, tryeza e reformës zgjedhore ka dështuar “falë vizionit të ngushtë” të PD dhe PS, duke refuzuar sipas saj edhe mbështetjen e ambasadës amerikane.  

“Pse mendoni që vjen ambasada për të negociuar? Sepse duan interesin e shqiptarëve, dhe këto edhe një herë ia mbyllën derën, thanë se nuk ishin gati edhe pse vetë kishin vënë këtë datë. Koha do t’i tregojë të gjitha, kjo reformë zgjedhore duhet të kishte bekimin e shqiptarëve dhe nuk e ka sepse ata shohin vetëm kryetarët e partive dhe bizneset e tyre”, deklaroi përfaqësuesja e opozitës parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos