Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kisha e restauruar e Shën Premtes në Lukovë. Në postimin e tij, kreu i qeverisë thotë se kjo do të shërbejë edhe si një destinacion i ri për turistët dhe turet në jug të vendit.
“Mirëmëngjes dhe me Kishën e rilindur të Shën e Premtes në Lukovë, monument i shek. XVII, tani gati për të pritur miqtë vizitorë, ju uroj një ditë të mbarë” - shkruan Rama. (A2 Televizion)