Shefi i gastronomisë, Ayo Balogun, është bërë fitues i disa çmimeve për restorantin e tij me kuzhinë nigeriane. Ajo çka e bën shumë të veçantë restorantin është se ka vetëm ... një tavolinë.
Kur Balogun ishte adoleshent e kalonte verën duke gatuar me gjyshen e tij në Kwara të Nigerisë Perëndimore. Ndonjëherë xhaxhai i tij e nxirrte në kryeqytetin Lagos dhe kështu ai njohu të gjitha llojet e restoranteve, bareve dhe klubeve. Sot, është pronari i një prej restoranteve më të kërkuar në Nju-Jork. I vlerësuar për atmosferën e ngrohtë, pjatat e shijshme dhe misionin për të prezantuar kuzhinën rajonale nigeriane në Amerikë, lokali ka vetëm një tavolinë të përbashkët dhe një banak me katër stola. Mund të presë deri në 16 persona në natë dhe duhet të rezervohet disa muaj më parë.
Restoranti, ka një menu fikse, por mysafirët ndajnë së bashku një vakt dhe shpesh sjellin edhe ndonjë pije nga shtëpia. Pjata e parë që serviret quhet "asaro", një qull i bërë me dy lloje mishi, patate të ëmbël dhe zhardhok të bardhë speci. Më pas, shërbehen karkaleca të tymosur ose karkaleca me erëza, që Balogun i shijonte në shtëpinë e prindërve të tij kur ishte i vogël. Për mysafirët që nuk janë mësuar me kuzhinën nigeriane, pjata e dytë është më familjare. "Iyán", kërpudha të grira me peshk të tymosur, spinaq dhe fara pjepri.
Kur flet për ushqimin që gatuan dhe servir në restorantin e tij, Balogun rrëfen dhe tregimet që fshihen pas recetave të shijshme. Shumica prej tyre sigurisht lidhen me Nigerinë dhe fëmijërinë e tij pranë gjyshes. (A2 Televizion)