Rikthim në pasarelë pas 4 vitesh? Victoria's Secret bën bashkë modelet ikonë në koleksionin e radhës

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 14:12 | Showbiz

Pas vitesh jo shumë të mira dhe një përpjekjeje për ri-brendim, Victoria's Secret po bën bashkë modelet më ikonike të saj për koleksionin e ri të të brendshmeve të quajtur “The Icon”.

Në videon e publikuar së fundmi, shihen katër superyjet, Gisele Bündchen, Naomi Campbell, Adriana Lima dhe Candice Swanepoel, mjaft seksi. Katër bukuroshet kanë punuar si “Victoria's Angels”, e ndërsa me përjashtim të Naomi Campbell, Bündchen, Lima dhe Swanepoel kanë qenë edhe modelet që kanë ecur në sfilatë me "Fantasy Bra" (reçipetat me gurë të çuar që kanë kushtuar miliona euro)

Së bashku me supermodelet e rikthyera në fushatën e re "Icon" janë edhe bukuroshet Adut Akech, Hailey Bieber, Paloma Elsesser, Sui He dhe Emily Ratajkowski. Imazhet e fushatës, një përzierje e portreteve klasike, në të gjitha përmasat, janë realizuar nga fotografi suedez i modës Mikael Jansson.

Ky koleksion është parë si një hap drejt rikthimit në pasarelë të modeleve më të mira të momentit, pas një ndërprerjeje 4-vjeçare.

Në fillim të këtij viti, CEO i saj Amy Hauk dha dorëheqjen për më pak se një vit në detyrë dhe vitin e kaluar, një dokumentar i Hulu u thellua në lidhjet e mëparshme të kompanisë me Jeffrey Epstein, financierin e ndjerë, i akuzuar në vitin 2019 për trafik seksual të vajzave të mitura.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni