Eksploruesi i NASA-s ka bërë një shok në Mars. Roveri i quajtur “Perseverance” është ndeshur me një gur katër muaj më parë dhe që prej asaj kohe kanë qenë të pandarë!
Guri i sipërfaqes së planetit të kuq ka mundur të futet në rrotën e përparme në krahun e majtë në fillim të shkurtit. Nga atëherë e deri më tani, ka udhëtuar thuajse 9 kilometra në terrenin e vështirë.
Fokusi aktual i roverit të NASA-s është që të shpojë koren e terrenit të planetit të kuq dhe të ekzaminojë gurët që shtrihen në zonën Delta, e cila, sipas agjencisë hapësinore amerikane, është krijuar miliarda vite më parë, kur aty ka pasur ujë.
Shoku bashkëshoqërues i eksploruesit Perseverance, që ndodhet në planetin mars nga 18 shkurti i vitit të kaluar, nuk po i dëmton ato operacione. Mbetet për t’u parë se sa gjatë do të qëndrojnë eksploruesi robotik dhe guri marsian. (A2 Televizion)