Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shkodër

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 17:16 | Aktualitet
Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shkodër

Autoritetet shëndetësore në Shkodër raportojnë se ka shkuar në 8 numri i personave të prekur me virusin e ri në këtë qark.

Pas daljes së rezultatit të analizave, rezultuan të prekur me koronavirus në dy persona të tjerë në zonën e Vaut të Dejës.

Personat e infektuar janë nëna dhe kunata e 35 vjeçarit që iu shtua një ditë më parë listës së të prekurve me koronavirus në zonën e Shkodrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos