Është numri i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në Indi. Mediat ndërkombëtare raportuan se 72 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që goditën shtetin Himachal Pradesh, pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Sipas zyrtarëve lokalë bilanci i viktimave mund të jetë i përkohshëm. Trupi i viktimës së fundit, një profesor universiteti, u gjet në tempullin Shiv Bawadi të Shimla, i cili u shemb të hënën. Dyshohet se nën rrënojat e objektit të faljes ka edhe trupa të tjerë. (A2 Televizion)