Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Sa një pallat 50 katësh, njihuni me turbinën e erës më të lartë në botë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 11:37 | Lifestyle

Turbina me erë më e lartë në botë është aktivizuar në brigjet e Kinës jugore dhe në ishullin e Tajvanit. Ajo është inauguruar më 19 korrik në një park në det, në shtrirjen midis brigjeve të provincës Fuijian (Kina jugore) dhe Tajvanit. Ky gjigant i gjelbër quhet MySE 16-260 dhe është 152 metra i lartë sa një ndërtesë 50-katëshe. E lidhur me turbinën është një helikë me tre tehe 123 metra e gjatë dhe me peshë 54 tonë secila. Rrezja e veprimit të së cilës mbulon një sipërfaqe prej 50,000 metrash katrorë sa madhësia e shtatë fushave të futbollit.

Ndërtimi i këtij kolosi është vepër e Korporatës China Three Gorges, lider në këtë sektor dhe me interesa të gjera edhe në tregun europian. Kjo është hera e parë që një gjenerator 16 megavat lidhet me një rrjet komercial dhe thuhet se është në gjendje të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar 36,000 familje me tre persona për një vit të tërë.

Sipas llogaritjeve të kompanisë, gjatë të njëjtës periudhë, energjia elektrike vendase e prodhuar nga një burim i tillë ere redukton emetimet e dioksidit të karbonit me 54,000 ton krahasuar me përdorimin e impianteve me qymyr, me kusht që të jetë në një zonë me erë mjaftueshëm. Parku eolik Fujian ndodhet në ngushticën e Tajvanit, ku shpejtësitë e erës arrijnë forcën 7 të shkallës Beaufort, një hap poshtë një stuhie.

Një erë e tillë intensive dhe e rregullt është ideale për gjenerimin e energjisë së erës, me kusht që turbinat t'i rezistojnë elementeve. Garancitë në këtë front vijnë nga Mingyang Smart Energy, kompania që ka projektuar MySe 16-260 dhe e cila shpjegon se si tehu është në gjendje t'i rezistojë erërave ekstreme prej 79.8 metra në sekondë (pothuajse 290 km/h).

Shpesh këto deklarata vlejnë vetëm në letër, por në këtë rast prova e prekshme ka mbërritur pak ditë pas inaugurimit. Gjiganti i rezistoi tajfunit Talim që goditi Azinë Lindore në muajin korrik, pa pësuar asnjë dëmtim.

Kompania kineze po njofton prodhimin e teheve të tjera identike në zona të tjera të vendit, kryesisht në fermën e erës Zhangpu Liuao.

Në Shtetet e Bashkuara, po ndërtohet në Vineyard Wind 1, një park i madh në det të hapur me turbina 13 megavat, ndërsa në Danimarkë një projekt i ngjashëm u njoftua në vitin 2021: një ishull artificial i populluar ekskluzivisht me turbina me erë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu