Sëmundjet e veshkave, 1 në 10 persona të prekur, diabetikët rrezikojnë dializën

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 13:16 | Sociale
Sëmundjet e veshkave, 1 në 10 persona të prekur, diabetikët

Sëmundjet kronike të veshkave po shtojnë pacientët në mbarë botën. 1 në  10 persona në vendin tonë vuan nga dëmtimi i funksionit të veshkës duke rrezikuar të përfundojë në dializë apo edhe më keq, rrezik për jetën nga sëmundjet e zemrës. Nefrologët thonë se dy armiqtë më të mëdhenj të veshkave janë diabeti dhe hipertensioni.

“Natyrshëm janë diabeti dhe hipertensioni. 40% e të sëmurëve me diabet shkojnë në humbje të funksionit të veshkave, përtej faktit që këta shkojnë në dializë rritet 16 herë shansi që këta pacientë të kenë probleme serioze apo vdekje të zemrës”.

Mbi 100 pacientë në vendin tonë e kanë humbur funksionin e veshkës dhe detyrohen t’i nënshtrohen dializës. 

“Në të sëmurët që kemi në hemodializë shkaku i shkuarjes në dializë 50% janë nga diabeti dhe 30% hipertensioni. Më pas janë shkaqet e tjera të lidhura me veshkën, veshkat e lindura infeksionet, gurët në veshka, përdorimi i keq i medikamenteve që janë jo të rralla ne popullatën tonë".

Gjatë konferencës kombëtare të nefrologjisë, ekspertët e shëndetësisë theksuan rëndësinë e trajtimit të kujdesshëm të sëmundjeve të veshkave si dhe mos neglizhencën e hipertensionit dhe diabetit. Mjeku i familjes duhet të jetë hallka e parë për kapjen në kohë dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi