Serbia me shumë probleme në PE, anëtarësimi në BE vetëm me sanksionimin e Rusisë

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 19:31 | Ballkani
Serbia me shumë probleme në PE, anëtarësimi në BE

Parlamenti Europian miratoi progres raportin e saj edhe për Serbinë, shtet i cili rezultoi me problematika tepër të mëdha.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë për të dënuar luftën e nisur në Ukrainë, ishin mes kushteve kryesore për Serbinë që të avancojë në anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në raport, qeveria e Beogradit kritikohet ashpër edhe për përkeqësimin e lirisë së medias dhe sundimit të ligjit.

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilçik, njoftoi se institucioni europian do ta monitorojë me kujdes zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Në raportin për Serbinë, parlamenti i jep mbështetje të plotë dialogut dhe ndërmjetësit europian Miroslav Lajçak dhe u bën thirrje të dyja palëve të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të bazuar në parimin e njohjes reciproke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos