Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

SHBA fut në listën e zezë një tjetër zyrtare të lartë serbe

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 21:36 | Ballkani
SHBA fut në listën e zezë një tjetër zyrtare të

Listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ia ka shtuar edhe Zeljka Cvijanoviç, politikane serbe e cila ishte edhe presidente e Republikës Sërbska, në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në përditësimin e listës së zezë, thuhet se ajo është e lindur në Banja Luka të Bosnjës më 04 mars 1967.

Anëtarja e Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, Cvijanoviç ishte kryeministre e 11-të në Republikën Srpska nga 2013 deri në 2018.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018, ajo u zgjodh presidente e Republika Srpska, duke marrë detyrën më 19 nëntor 2018, deri në vitin 2022.

Po ashtu, në këtë listë është shtuar edhe Milos Bukejloviç nga Bosnja. Kurse, pjesa tjetër e personave të shtuar në këtë listë janë nga 11 shtetas të Maldivës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu