Shembja e Teatrit, Julian Deda: Duhet të reflektojmë, të mos rrimë duarkryq para padrejtësive

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 15:28 | Aktualitet
Shembja e Teatrit, Julian Deda: Duhet të reflektojmë, të mos

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi se pasojat e prishjes së godinës të Teatrit Kombëtar kësaj here do të jenë të mëdha.

“Nuk është çështja se u shemb një ndërtesë, por u shemb një mendësi, një dëshirë për të qenë i lirë. Po të ishim të gjithë bashkë, si në fillim, sot teatri nuk do të shembej. Shembja e teatrit duhet të na bëjë që të reflektojmë, që të mos rrimë duarkryq përpara padrejtësive. Duhet të reagojmë përballë padrejtësisë më të vogël. Një pushtet diktatorial duhet kompleksuar, nuk duhet lënë që të veprojë. Pse po rrimë mbyllur ne sot? Jo rastësisht jemi sot mbyllur, jo rastësisht jemi pa Gjykatë Kushtetuese sepse në këtë vend nuk ka asnjë zë që të kundërshtojë”, u shpreh Deda.

“Dëgjova një pjesëtar të opozitës që tha se ky është fundi i Ramës. Sa herë e kemi parë fundin e Ramës në këto vite? Çfarë janë këto funde? Një ditë duhet të vijë fundi i tij i vërtetë. Sot u bë me Teatrin, nesër mund të bëhet me muzeun”, shtoi aktori.

Deda theksoi se në vendin tonë ka një përmbysje vlerash, me aktorin që kapet si kriminel dhe me kriminelin që paraqitet me kostum e kollare në polici: “Të kapësh aktorin sikur të jetë kriminel apo trafikant droge, ndërkohë që i kemi parë se si shkojnë trafikantët e drogës në polici, me makina, me kostum e kollare dhe të shoqëruar. Kjo është një përmbysje vlerash. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin më”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos