Sherr me thika mes adoleshentëve në Gramsh, vdes njëri prej tyre, tjetri niset me urgjencë në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 14:31 | Kronikë
Sherr me thika mes adoleshentëve në Gramsh, vdes njëri prej tyre,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Gramshit, ku për pasojë një adoleshent ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’.

Mësohet se, një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë. Ndërsa i plagosuri është 15-vjeçari, Marko Liçi.

Sipas mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do te niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në vend. Mësohet se adoleshentët janë të moshave 14 dhe 15 vjeç.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu