Shkarkohet Prefekti i Kukësit, ja kush emërohet në vend të tij

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 20:53 | Politikë
Shkarkohet Prefekti i Kukësit, ja kush emërohet në vend të

Prefekti i Qarkut Kukës, Ali Hallaçi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave.

Vendimi mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kjo detyrë do t’i besohet Albert Halilaj.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës”, thuhet në vendim.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos