Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Shkon në 2 km radha e makinave në Kakavijë nga pala greke! Shkak ndërrimi i turnit të policëve helenë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 17:25 | Aktualitet

Dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Kakavijë, në palën greke. A2 CNN raporton se radha e makinave që presin ka shkuar rreth 2 km. Shkak për këtë është bërë ndërrimi i turnit nga ana e policisë dhe doganës greke.

Muaji gusht ka sjellë me vetë edhe dhjetëra emigrantë që zgjedhin atdheun për të kaluar pushimet e verës, mirëpo për fat të keq përpara se të futen në Shqipëri, u duhet që të presin me orë të tëra. Temperaturat e larta, ua vështirësojnë edhe më shumë pritjen.

Kjo situatë nuk është hera e parë që ndodhë. Pothuajse, çdo vit gjatë pushimeve verore, por edhe për festat e fundvitit, nuk mungojnë radhët e gjata në doganë.

E njëjta panoramë është paraqitur sot edhe në pikën e kalimit kufitarë në Qafë-Thanë.

https://a2news.com/2023/08/07/radhe-ne-qafe-thane-per-tu-futur-ne-vendin-tone-udhetaret-te-pakenaqur/

A2 CNN Livestream

A2 Business