Po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare pamjet e siguruara dhe botuara nga gazeta britanike The Guardian, që tregon trajtimin e disa refugjatëve nga forcat e rendit kroate në kufirin me Bosnje-Hercegovinën.
Emigrantëve, që më së shumti vijnë nga vende myslimane, u është pikturuar një kryq në kokë me anë të një spraj, por ata ankohen edhe për akte të tjera dhune, si vjedhja ose thyerja e telefonave, si dhe heqja e këpucëve.
Kryqi me të cilin u shënuan emigrantët, që vijnë përgjithësisht nga vende myslimane Kryqi me të cilin u shënuan emigrantët, që vijnë përgjithësisht nga vende myslimane Kufiri midis Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës, synohet nga shumë emigrantë si porta e BE-së Emigrantët denoncojnë edhe vjedhjen ose dëmtimin e aparatëve celularë ose të këpucëve UNHCR ka raportuar më shumë se 100 raste dhune ndaj emigrantëve nga forcat kroate nga shtatori i kaluar UNHCR ka raportuar më shumë se 100 raste dhune ndaj emigrantëve nga forcat kroate nga shtatori i kaluar Kufiri midis Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës, synohet nga shumë emigrantë si porta e BE-së
“Këto metoda përdoren për të poshtëruar ata që kalojnë kufirin, ose edhe më keq për t’i traumatizuar psikologjikisht”, thotë Jack Sapoch, pjesëtar i “No Name Kitchen”, një NGO që punon në atë kufi.
Por reagime ka patur edhe nga Kombet e Bashkuara, përmes zyrës lokale të UNHCR, që deklaroi “ shqetësim të madh mbi raportimet e dhunës të emigrantëve nga ana e policisë kroate. Raportimet tregojnë për dhunë, përdorim të tepërt të forcës dhe keqtrajtimin e të miturve”.
UNHCR ka marrë mbi 100 denoncime mbi trajtimin e padrejtë të emigrantëve në kufirin midis dy vendeve, vetëm në periudhën nga shtatori i vitit 2019 deri në janar të këtij viti. (A2 Televizion)