Shoqata e Transportit: Nuk ofrojmë shërbim ditën e hënë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 12:24 | Aktualitet
Shoqata e Transportit: Nuk ofrojmë shërbim ditën e hënë

Shoqata e Transportit Publik është shprehur sot se nuk mund të ofrojnë shërbim sipas protokollit të publikuar nga qeveria, pa u subvencionuar kapaciteti i munguar si rezultat i masave të parashikuara në protokoll.

“Kemi kërkuar nga institucionet përgjegjëse ndërmarrjen e masave të nevojshme që do të mundësojnë kryerjen e shërbimit sipas protokolleve të publikuara. Konkretisht: transport publik falas për të gjithë kategoritë gjatë periudhës së pandemisë së garantuar nëpërmjet financimeve të organeve qendrore dhe vendore përgjegjëse, praktikë e ndjekur edhe nga vendet e rajonit dhe BE-së. Në këto kushte operatorët garantojnë gatishmëri maksimale për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Transportit.

"Si alternativë të dytë në pamundësi të realizimit të transportit falas, i është propozuar organeve vendimmarrëse :

  1. Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë
  2. Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, sic është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë
  3. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% - 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri-turizmit.
  4. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Vetëm miratimi dhe zbatimi i këtyre lehtësirave do të mundësojnë kryerjen e shërbimit të transportiti publik  sipas portokollit të publikuar. Në këto kushte deklarojmë se subjektet e transportit publik qytetas, rrethqytetës dhe ndërqytetës në çdo datë që mund të urdhërohet rifillimi i këtij shërbimi, do të refuzojnë kategorikisht shërbimin në linjat përkatëse në nivel  kombëtar", shton deklarata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos