Shpallen fituesit e primareve të PD në Vlorë e Korçë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 20:24 | Politikë
Shpallen fituesit e primareve të PD në Vlorë e Korçë

Janë mësuar edhe fituesit në primaret e Partisë Demokratike në dy bashki të mëdha në vend, në Vlorë dhe Korçë.

Mësohet se Hysni Sharra do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Vlorës, pasi ka arritur të marrë 549 vota në primare. Kandidatja Nada Daullja ka marrë 250 vota, ndërsa Alta Haluci 231 vota. Në primaret e Vlorës kanë votuar 1040 anëtarë.

Në Korçë, PD do të hyjë në zgjedhjet e 14 majit me kandidate Ledina Alolli, e cila ishte më e votuara në primare ndaj dy kandidatëve të tjerë Gjergji Gjata dhe Entela Dvorani. Pas shpalljes së rezultatit në këtë bashki pati dhe shtrëngim duarsh mes kandidatëve në primare.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani