Një shpërthim i fuqishëm shkatërroi një uzinë çeliku në Ohio, duke lënë pas dhjetëra punonjës të lënduar dhe një re të madhe tymi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në uzinën “Schumann & Co” në Bedford, duke dërguar në zonë dhjetëra zjarrfikës dhe ekipet e ndihmës së shpejt dhe nga qytetet përreth.
Sipas rezidentëve, shpërthimi i përngjau një bombe, ndërkohë që impakti i tij ishte i dukshëm edhe në banesat përreth.
Përfaqësuesit e kompanisë ende nuk kanë dalë me një deklaratë për ngjarjen, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbulimin e shkaqeve.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe disa prej tyre ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. (A2 Televizion)