Qytetarët në provincën Fars në jugperëndim të Iranit janë zgjuar këtë të martë nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit.
Sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Iranit, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,4 rihter, me epiqendër në fshatin Dorz dhe ka pasur një thellësi 10 kilometra.
Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar. (A2 Televizion)